ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’ 2 hours ago
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez 2 hours ago
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’ 2 hours ago
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner. 2 hours ago
Shikoni foto mahnitëse të Chappell Roan, Charli XCX dhe Doja Cat të nominuara për çmimin e fotografisë muzikore 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Rustem Gjata spiun i UDB-së dhe sigurims? Deklasifikohet pas 25 vitesh dokumenti i Kuvendit: Raportoi kundër kosovarëve

albnews by albnews
2 May, 2023
in Shqiperia
0
Rustem Gjata spiun i UDB-së dhe sigurims? Deklasifikohet pas 25 vitesh dokumenti i Kuvendit: Raportoi kundër kosovarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, rezulton të ketë qenë spiun i UDB-së dhe i Sigurimit të Shtetit. Në media është publikuar dokumenti i Kuvendit të Shqipërisë, i cili është deklasifikuar pas 25 vitesh që mbahej sekret.

Është procesverbali i seancës plenare të 14 marsit 1998, me objekt shkarkimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, babai i Çlirim Gjatës, ish kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Në hyrje të procesverbalit të seancës me dyer të mbyllura, mbajtur sekret për 25 vite, thuhet se Rustem Gjata, i emëruar nga PD-ja e Sali Berishës anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kishte qenë bashkëpunëtor vullnetar i ish Sigurimit të Shtetit, fakt që provohej nga dy relacione të shkruara dhe të firmosura nga Gjata, ku raportonte kundër shokëve të tij kosovarë, shumica njerëz të shkencës dhe kulturës.

Jo vetëm kaq. Por, në procesverbalin e publikuar nga Shqiptarja.com thuhet se në arkivin e SHIK-ut, gjendej edhe një dosje që e komprometonte Rustem Gjatën si agjent i dyshuar i UDB-së jugosllave, dosje e cila është hapur në 23 tetor 1958.

Dokumentacioni për Rustem Gjatën është gjetur nga Komisioni i Verifikimit të Figurave, kryesuar në atë kohë nga Nazif Bezhani. Pas referimit të dokumenteve tepër sekrete në Kuvend, organet e Kuvendit janë vënë në lëvizje për të shkarkuar Gjatën, pasi po ushtronte detyrën në kundërshtim me ligjin. Në këtë seancë, pas diskutimeve, Rustem Gjata është shkarkuar si anëtar dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese me 80 vota pro dhe asnjë kundra.

Rustem Gjata është thirrur në seancë për të mbajtur qëndrimin e tij, por nuk është paraqitur. Në seancë është thirrur Nazif Bezhani, i cili u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Mes të tjerave, Bezhani ka pohuar se “… në ato materiale që kam parë unë, tregojnë se z. Gjata nuk ka qenë në marrëdhënie juridiko-institucionale, nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale me Sigurimin, por ka dashur të japë llogari për të gjithë kosovarët që vinin në Shqipëri.

Prandaj dikujt që tha këtu se Millosheviçi dënon andej, ne këtej, do t’i thosha që i ka dënuar ai vetë kosovarët, jo neve, Kështu është. Domethënë ai s’ka lënë kosovar që ka ardhur në Shqipëri pa raportuar…Unë mendoj që këtu kemi të bëjmë me probleme tepër serioze, kështu që një njeri i tillë nuk mund të drejtojë një nga pushtetet dhe aq më tepër të jetë në krye të piramidës së drejtësisë shqiptare…”.

Sali Berisha e kandidoi fillimisht Rustem Gjatën si deputet i Partisë Demokratike, më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Promovimi i një figure të tillë në poste kaq të larta bie ndesh me retorikën publike të Berishës, se ishte i ndarë, madje do të luftonte xhelatët e komunizmit.

Edhe sot pas 30 vjetësh, e vërteta është se Berisha nuk është distancuar nga Rustem Gjata, por përkundrazi, ka vijuar edhe të mbështesë të birin, Çlirimin, të bëjë karrierë në Partinë Demokratike.

m.b./dita

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

10 September, 2025
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

10 September, 2025
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

10 September, 2025
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result