Qeveria katalanase kërkoi negociata të pakushtëzuara për të zgjidhur konfliktin në rajon, por Madridi e ka refuzuar atë.
“Ne i kërkojmë kryeministrit, socialistit Pedro Sanchez të vendosë një ditë dhe një orë për t’u ulur në një tryezë pa kushte. Është përgjegjësia dhe detyrimi i tij”, deklaroi presidenti rajonal, Quim Torra në një fjalim zyrtar, pas pesë ditëve dhunë.
Duke kërkuar negociata “të pakushtëzuara”, Quim Torra kërkon që çështja e një referendumi për vetëvendosjen, për të cilën Madridi nuk dëshiron të dëgjojë të flitet, mund të negociohet./ATSH/