ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 2 hours ago
“The King” 3 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 3 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 3 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 3 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

20 gra ndërmarrëse nga Kosova takohen me bizneset shqiptare në Gjermani

albnews by albnews
2 May, 2023
in Diaspora, Kosova
0
20 gra ndërmarrëse nga Kosova takohen me bizneset shqiptare në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të premten, më 28 prill, 20 gra ndërmarrëse nga Kosova shkuan në Dyseldorf, ku patën mundësi që për dy ditë të takohen me dhjetëra biznese të udhëhequra nga shqiptarët në Gjermani.

Në ditën e parë ato vizituan Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë (IHK) në qytetin e Essenit.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Të shtunën, në ditën e dytë të vizitës së grave ndërmarrëse në Dyseldorf ato patën mundësi të takoheshin me biznese të udhëhequra nga shqiptarët në Gjermani.

Bashkë-drejtoresha e GERMIN, Sihana Bejtullahu, tregoi detaje për projektin “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” që mbështetet nga USAID Kosovo Compete Activity. Ajo potencoi që kjo është kohorta e dytë e këtij projekti dhe tregoi sukseset e kohortës së parë kur një takim i ngjashëm u mbajt në Cyrih të Zvicrës. Bejtullahu, tha që duket krijuar raporte më zyrtare mes diasporës dhe Kosovës.

“Si një organizatë që merret direkt me diasporën shqiptare për pothuajse 10 vjet, ne e dimë që Gjermani është shtëpia e dytë për kosovarët. Ne pranojmë më së shumti remitanca prej Gjermanisë dhe diaspora jonë vazhdon të jetë e lidhur me vendlindjen. Prandaj, është esenciale që të krijohen lidhje të forta institucionale në mënyrë që bashkëpunimi mes shteteve tona të jetë kuptimplotë”.https://zeri.info/inarticle.html

Dafina Rexha, nga USAID Kosovo Compete Activity, tregoi se si lindi ideja për të bërë një projekt që në fokus ka gratë ndërmarrëse në Kosovë.

Image

“Është një nismë e mirë për fuqizimin e grave në Kosovë, besoj që edhe diaspora do ta shohë që gratë në Kosovë punojnë shumë dhe kanë vullnet. Ato munden të bashkëpunojnë dhe kështu të ketë një përfitim të ndërsjellë”.

Rexha shpalosi sukseset e USAID Kosovo Compete Activity, duke potencuar që synimi kyç i këtij program është puna e afërt me sektorin privat me theks të veçante me sektorët e përpunimit të drurit, ushqimit dhe TIK-un.

Drejtori menaxhues i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Gjermani, Fadil Abdullahu, foli përpara të ftuarve, duke potencuar qëllimet kryesore që ka ky union.

“Objektivi i parë është identifikimi i bizneseve shqiptare në Gjermani. Synimi jonë është që të dimë saktë se sa biznese ka gjithsej në Gjermani. Pika e dytë është që bashkë t’i përfaqësojmë këto biznese si para institucioneve lokale, qendrore deri tek federale”.

Sipas Abdullahut, pasi të bëhet identifikimi i të gjithë bizneseve të shqiptarëve në Gjermani, më pas do të ideohet se si mund të kontribuohet në vendlindje, pasi sipas tij “nuk gjen asnjë biznes që nuk e ka synim të japë kontribut në vendlindje”.

Image

Pas fjalimeve u mbajt paneli i diskutimit me temën “Mundësitë e bashkëpunimit: Diaspora për gratë ndërmarrëse”, që u udhëheq nga menaxherja e këtij projekti në GERMIN, Blerinë Ukshini. Panelistë ishin: Vesa Morina, Zeta Coorporation, Emire Duraku, Agro Krusha, Evelina Nreca-Terrnava, Metaltech si dhe Fatmir Sinani, mentor nga diaspora.

Pas panelit gratë realizuan takimet B2B, ku patën mundësi të rrjetëzohen me bizneset nga diaspora. Më pas anëtarja e Kryesisë së Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane, Shkëndije Berisha-Pacolli, ndau historinë e saj me gratë ndërmarrëse. Në fund 20 gratë ndërmarrëse patën mundësi të vizitojnë biznesin e sektorit të ICT-së, Rexhi.com. /Zëri

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result