Një poster elektoral i Partisë Socialiste, i vendosur në Mirditë është djegur gjatë natës nga persona të paidentifikuar.
Posteri ishte vendosur në Rrugën e Kombit, në hyrje të aksit për në Rrëshen.
Ai mbante imazhet e Berishës, Metës, Kryemadhit, Alibeajt dhe Këlliçit dhe mbishkrimin “Non grata-Këta nuk meritojnë më asnjë shans”.
Autorët e djegies së posterit nuk dihen, ndërsa në pak orë ai është zëvendësuar sërish me të njëjtin mesazh.