Komentet skandaloze në profilin e 21-vjeçarit që kreu masakrën me 8 të vrarë dhe 13 të plagosur
Një krim i tmerrshëm goditi Serbinë, këtë herë në Mlladenoc në fshatin Dubonë, ku pati të shtëna me armë zjarri në të cilën u vranë më shumë se 10 persona, duke përfshirë një polic, motrën e tij dhe një të ri tjetër.
Uroš.B. ka hapur zjarr me automatik dhe ka vrarë 8 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë. Ai i kreu ekzekutimet në 3 fshatra në Serbi.
Mirëpo, të dridhura shkaktojnë edhe komentet që kanë dalë në profilin e tij në Instagram. Ndërsa komentet që ranë në sy janë ato në të cilat përdoruesit e rrjetit të lartpërmendur e quajnë atë “hero serb” dhe i thonë të mos “dorëzohet”.