Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli vazhdon të jetë kryetemë e fansave në rrjetet sociale.
Pas përfundimit të natës finale, ku edhe është shpallur fitues, është organizuar një ndejë, në të cilën këngëtari ishte personazhi kryesor.
Pjesë e këtij organizimi ishin personalitete të njohura të skenës shqiptare, porse kyçe ka qenë festa dhe muzika.
Anxhela Peristeri ka qenë këngëtarja që ka interpretuar drejtpërdrejt këngë popullore shumë të pëlqyera nga Luizi.
I shoqëruar nga Elvis Pupa, ai e ka mbajtur vijën duke kënduar dhe pranë i është afruar këngëtarja duke ia dhënë mikrofonin dhe kanë vazhduar të këndojnë bashkë.
Luizi ka mahnitur duke interpretuar “Po t’jemi bashkë ne të dy” së bashku me Anxhelën.