Një arbitër i futbollit amerikan u lëndua rëndë pas një sulmi të dhunshëm nga një person, pas përfundimit të një ndeshje amatore.
45-vjeçari Khodr Yaghi mbeti me nofull dhe brinjë të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar nga një ish-boksier në Padstow Park në Sidnei.
Adam Abdallah u arrestua nga autoritetet dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, teksa pamjet e sulmit u shpërndanë menjëherë për t’u bërë virale.
Në video shihet 25-vjeçari që fillimisht shtrin në tokë arbitrin për ta dhunuar atë mizorisht, duke e lënë të gjakosur dhe më dëmtime në kokë dhe trup.
Babai i 4 fëmijëve deklaroi në një film agresorin, megjithatë u shpreh se njerëzit duhet ta kuptojnë se me çfarë presioni përballen arbitrat gjatë punës së tyre.