Një urë e rrënuar pranë qytetit të Luedenscheid në Gjermani u hodh në erë me një shpërthim të kontrolluar. Për të rrëzuar urën 453 metra të gjatë, e cila u ndërtua midis viteve 1965 dhe 1968, u nevojitën 150 kg eksplozivë.
Një grup i madh spektatorësh u mblodhën në një zonë të sigurt nga shpërthimi për të parë shkatërrimin.
“Shpërthimi ishte i madh. E kam parë urën që po ndërtohej kur isha fëmijë dhe tani doja ta shihja edhe duke u prishur”, tha një qytetar.