ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 53 minutes ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 56 minutes ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 1 hour ago
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha 1 hour ago
VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Bandat paguajnë deri në 300 euro për një votë”, denoncimi i deputetes demokrate!

albnews by albnews
10 May, 2023
in Shqiperia
0
“Bandat paguajnë deri në 300 euro për një votë”, denoncimi i deputetes demokrate!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Reporter.al

BIRN: Kandidati i opozitës në Lezhë mbështetet nga e gjithë PD

Të hënën në mëngjes kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu mbajti një takim me ekipin e basketbollit të ‘Besëlidhjes’, i cili gjatë këtij viti fitoi kupën e Federatës dhe u rendit nënkampion i Supër Ligës në basketboll për meshkuj.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Gjatë aktivitetit të organizuar në formatin e një ‘kafe mëngjesi’ në një resort buzë detit në zonën turistike të Ranës së Hedhun, kryebashkiaku socialist i cili garon për një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 majit, vlerësoi suksesin e sportistëve duke e përdorur si një metaforë për garën elektorale.

“Basketbolli është shembulli më i mirë që nëse një projekt merret seriozisht, nëse bëhemi të gjithë bashkë, rezultatet do të vijnë,” tha Ndreu, i cili premtoi rindërtimin e pallatit të sportit në Lezhë, investim për të cilin tha se ishte dakordësuar me qeverinë. “Sot njerëzit vlerësojnë veprat dhe jo fjalët,” shtoi kryebashkiaku socialist, duke e cilësuar investimin tek skuadra e ‘Besëlidhjes’ si një investim serioz.

Ndreu, një ish-zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, u zgjodh si kryebashkiak i Lezhës në vitin 2019 pa shumë vështirësi, pasi opozita i bojkoti zgjedhjet vendore.  Këtë radhë përfaqësuesit e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Lezhë premtojnë se mazhoranca nuk do ta ketë të lehtë.

Edhe pse ankohen për përdordimin e administratës në fushatë zgjedhore dhe përfshirjen e krimit të organizuar në blerje vote, ata janë optimistë se kandidati tyre, doktor Pashk Gjoni do të shpallet fitues.

“Për Pjerin Ndreun është hera e parë që përballet me Lezhën dhe votën e lezhianëve,” tha Lindita Metaliaj, deputete e Partisë Demokratike. “Ndreu po përdor adminstratën publike dhe bandat kriminale për blerjen e votës,” theksoi ajo.

Lezha është një bashki e përbërë nga 10 njësi administrative. Numri i zgjedhësve të regjistruar në zgjedhjet vedore të së dielës është 90,517. Përveç garës për kryebashkiak, 20 subjekte politike garojnë për 41 mandate në këshillin bashkiak.  Lezha është një bashki që shtrihet nga bregu i detit deri në male. Turizmi bregdetar është i zhvilluar kryesisht përreth qytetit të Shëngjinit. Zona e Ranës së Hedhun, e cila shtrihet në veri të vijës bregdetare të Shëngjinit, po zhvillohet me hotele, komplekse vilash dhe apartamente shumëkatëshe.

Ndreu i tha BIRN se synonte zhvillimin më tej të resorteve turistike dhe rritjen e të ardhurave nga turizmi.

“Gjithë kjo zonë do të shkojë me filozofinë e një turizmi elitar, me resorte ‘five stars’”, deklaroi kryebashkiaku, ndërsa theksoi se trendi i emigrimit të fuqisë punëtore po kthehej në kah të kundërt, si rrjedhojë e rritjes së pagave.

“Ka probleme, por shumë po kthehen, sepse rrogat janë rritë shumë dhe fitimet janë rritë shumë,” theksoi Ndreu.

Ndërtimi i stadiumeve të reja dhe i infrastrukturës sportive është një lajtmotiv i fushatës së kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet vendore, gjatë së cilës ai ka paralajmëruar votuesit të votojnë skudrën e Partisë Socialiste ose ndryshe do të humbasin financimet e qeverisë qendore.

Ekipi i basketbollit u rikthye në Lezhë pas një mungese të këtij sporti në qytetin verior të gjatë 25 vjet. Kryeministri Edi Rama, i cili në rininë e tij ka luajtur baketboll me ekipin e Partizanit, njihet si një dashamirës i këtij sporti.

Megjithatë, Ndreu i tha BIRN se shijet sportive të kryeministrit nuk kanë ndikuar në vendimin për rithemelimin e ekipit.

“Sporti është një aspekt që i ndihmon njerëzit të dalin nga rutina e përditshme dhe të kalojnë kohë më produktive” tha Ndreu, ndërsa shtoi se duke ndjekur ekipin e Besëlidhjes qytetarët harrojnë hallet dhe shkarkojnë streset e tyre.

“[Basketbolli] ka sjellë një prezencë të shtuar të lezhjanëve në pallat të sportit për të ndjekur ekpin dhe më shumë entuziazëm dhe dinamikë në jetën e tyre,” shtoi ai.

Rivali i Ndreut në garën për bashkinë e Lezhës, Pashk Gjoni është mjek ortoped me profesion dhe prej 32 vitesh anëtar i strukturave të Partisë Demokratike – e cila është e ndarë në dy fraksione pas shpalljes së liderit të saj historik, Sali Berisha si ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse garon nën siglën e kolacionit ‘Bashkë Fitojmë’, Gjoni gëzon mbështetjen e të gjithë PD-së, çfarë i rrit shanset e tij për t’u zgjedhur në krye të bashkisë.

“Në Lezhë kemi një kandidat të vetëm dhe jemi të unifikuar brenda partisë,” tha Metaliaj, duke rikujtuar se në vitin 2015, Partia Demokratike kishte fituar bindshëm në këtë bashki me më shumë se 5 mijë vota avantazh.

Sipas deputetes demokrate, fakti që Gjoni është zgjedhur nëpërmjet primareve të mbajtura brenda partisë për herë të parë, kandidatura e tij ka gjeneruar shumë entuziazëm prej votuesve të djathtë.

“Njerëzit ndjehen të vlerësuar që patën mundësi të zgjidhnin kandidatin e tyre, ndryshë nga përpara ku iu sillte një emër nga Tirana”, tha ajo.

Programi i Gjonit për bashkinë e Lezhës fokusohet kryesisht tek investimet në infrastrukturë për ta mbrojtur qytetin dhe zona rurale nga vërshimet e lumit Drin, planifikim më të mirë të territorit, nxitjen e prodhimit bujqësor, pastrimin dhe mirëmbajten e zonës bregdetare dhe zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit kulturor.

“Lezha ka mundësi për zhvillim e turizmit gjithëvjetor,” tha Gjovalin Gjeloshi, me profesion agronom dhe koordinator i opozitës. Sipas Gjeloshit një nga problemet e bashkisë, është mungesa e shërbimve në njësitë administrative dhe centralizimi i tyre.

“Njësitë administrative nuk kanë buxhet dhe kompetenca,” tha ai, ndërsa shtoi se kryebashkiaku i ri duhet të jetë ‘avokat i halleve të popullit.”

Ngjashëm me politikën, basketbolli është një lojë skuadre që luhet mes dy ekipeve, të cilat garojnë që ta fusin sa më shpesh topin në koshin e ekipit kundërshtar, duke mos thyer rregullat e lojës. Edhe fushata zgjedhore ka rregulla të mirëpërcaktura, por opozita ankohet se ato shkelen rëndom nga Partia Socialiste në pushtet, duke i dhënë një avantazh askpak sportiv kandidatit të saj për kryebashkiak.

Metaliaj deklaroi se përfshirja e administratës në fushatë është me koreografi, ndërsa ka indicje se bandat kriminale po paguajnë deri në 300 euro për blerje vote.

Deputetja demokrate pranoi se akuza të tilla ishin vështirë për tu faktuar nga opozita dhe i bërë thirrje organeve ligjzbatuese të hetonin, si dhe monitoruesve ndërkombëtar të OSBE-ODIHR të ishin prezent gjatë ditës së votimit.

“Pushteti vendor i ka dhënë bandave kriminale një udhërrëfyes si të ndikojnë, duke identifikuar familjet në nevojë për ti blerë votat” tha ajo. “Ne do ta mbrojmë votën me çdo mjet të ligjshëm,” përfundoi Metaliaj./Reporter.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

10 September, 2025
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result