Artistët shqiptarë ja kanë shitur shpirtin shejtanit dhe po bëjnë fushatë elektorale për politikanët. Këngëtarë, aktorë, przantuesë të ndryshëm, kanë lënë mënjanë profesionin e tyre dhe janë pozicionuar në rresht për një krah Erion Veliajt. Një fushatë elektorale e cila ka për qëllim shpërlarjen e trurit të njerëzve sesa realisht prezantimin e punëve apo projekteve të reja.
Pas Elvana Gjatës, Noizyt, Ermal Metës, Olta Gixharit, Alban Skënderajt e shumë të tjerëve, i radhës është këngëtari nga Kosova Mc Kresha. Ai ka uruar Veliajn për fushatën elektorale dhe i dëshiron atij fitoren në zgjedhjet për bashki.
“Përshëndetje Erion! Kryetari i Tiranës, kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve. Sa herë vijmë, zemra mal na bëhet kur e shohim se dita-ditës po zhvillohet e po përparon në përmasa të mëdha. Është kënaqësi të vish në Tiranë, të shijosh atë fluks të madh turistësh dhe atë mikpritje që na bëjnë tiranasit. Ndihemi si në shtëpi, në fakt ne jemi në shtëpi. Desha të të përgëzoj, të të uroj dhe dalshit faqebardhë! Gjithë të mirat”, tha MC Kresha.