ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor 4 hours ago
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore 4 hours ago
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare 4 hours ago
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën 5 hours ago
I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Trageti na goditi dhe vazhdoi lundrimin”, flasin peshkatarët e anijes së fundosur në Adriatik

albnews by albnews
10 May, 2023
in Albania
0
“Trageti na goditi dhe vazhdoi lundrimin”, flasin peshkatarët e anijes së fundosur në Adriatik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një incident i rëndë detar ndodhi mesnatën e kaluar, rreth katër milje larg portit të Durrësit. Pas mbytjes së anijes së peshkimit “Elton 1”, e cila u godit nga një traget i linjës Durrës – Bari, tre peshkatarët e saj u shpëtuan nga policia kufitare e Durrësit.

RelatedPosts

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Kërcënon xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba, kemi nisur luftë

Në mes të detit dhe në errësirë ata përjetuan momente tmerri. Kapiteni i peshkarexhës së mbytur Selim Agasi ende i tronditur nga gjithçka përjetoi, thotë se nuk e di kur do të kthehet sërish në det.

“I kam bërë shenjë anijes me drita, më ka ardhur dhe më ka rënë me sekonda. Ai nuk ka ndezur as drita, as sirenë. Më ka rënë dhe ka ikur”.

https://d20bdc12fbbb13ec29ea28b5c47d3218.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlNjë tjetër peshkatar i anijes së mbytur thotë se ndjehet me fat që nuk ishte në bord natën e kaluar. Peshkatarët dhe pronari i anijes ngrenë pretendimin se trageti po lëvizte jashtë trajektores së vet dhe pas goditjes fillimisht nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë peshkatarëve në rrezik për jetën.

“Fati i tyre, kanë lindur për së dyti për mua. Trageti ka ikur nga vendi, ka shkuar policia t’i gjejë”.

Brenda pak minutash peshkarexha është mbytur. Ekuipazhi i përbërë nga kapiteni dhe dy peshkatarë, njëri prej të cilëve egjiptian, kanë përdorur një mjet të vogël shpëtimi që i ka mbajtur mbi ujë deri në çastin kur ka mbërritur policia kufitare.

Nga hetimet e para rezulton se peshkarexha “Elton 1”, u godit nga trageti “Marina” i linjës Durrës – Bari. Trageti po lundronte drejt portit italian, ndërsa peshkarexha po kthehej në port pas gjuetisë.

Me 194 pasagjerë në bord, trageti pezulloi lundrimin për 2 orë, për të vijuar më pas drejt Barit.

Të dyja palët kanë pretendimet e tyre, por do të jenë hetimet, që do të zbardhin incidentin e rëndë. Pas shpëtimit të jetëve në det të hapur, një tjetër problematikë që pritet të menaxhohet nga autoritetet është ndotja detare. Peshkarexha ka qenë e furnizuar plot me karburant para daljes për gjueti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

7 October, 2025
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

7 October, 2025
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

7 October, 2025
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result