Connect with us

Bota

Si e dimë se sa e vjetër është Toka?

Published

on

Toka është krijuar afro 4.54 miliardë vite më parë. Në fillim janë formuar dhe zhdukur disa kontinente, zgjeruar dhe zvogëluar shtresat e mëdha prej akulli, dhe jeta ka evoluar nga organizmat njëqelizore në balenat blu. Por si e dimë moshën e vërtetë Tokës? Analizat nisin nga brendësia e saj.

“Kur je një shkencëtar i Tokës që analizon një shkëmb, në fakt ai nuk është thjesht një shkëmb, por një objekt që bart me vete një histori, të cilën mund të përpiqesh ta deshifrosh”- thotë Beki Flauer, gjeologe në Universitetin e Kolorados.

Kur mineralet formohen nga magma ose llava, ato shpesh përmbajnë gjurmë të materialit radioaktiv, si uraniumi. Me kalimin e kohës, këta elementë radioaktivë shpërbëhen, pra emetojnë rrezatim, duke i transformuar përfundimisht në elementë të rinj më të qëndrueshëm që mbeten të bllokuar brenda mineralit.

Uranium radioaktiv-238, është një formë e zakonshme e uraniumit. Atomet e tij do të lëshojnë energji derisa përfundimisht të kthehen në plumb. Ky proces ndodh me një shpejtësi fikse të njohur si ‘gjysmë jetë’, që përputhet me sasinë e kohës që i duhet gjysmës së atomeve për t’u zbërthyer.

Advertisement

Gjysma e jetës së uranium-238 është më shumë se 4 miliardë vjet, që do të thotë se duhen më shumë se 4 miliardë vjet që gjysma e uranium-238 të bëhet plumb. Kjo e bën atë të përsosur me objekte që janë shumë, shumë të vjetra. Duke e njohur këtë proces, ne mund të llogarisim se sa i vjetër është një shkëmb bazuar në raportin e elementit radioaktiv “prind” dhe elementit të qëndrueshëm “bijë”, një metodë e quajtur datim radiometrik.

Flauers thotë se për këtë përcaktim moshor përdoret zakonisht minerali zirkon, sepse ai  përmban një sasi relativisht të madhe uraniumi. Datimi përmes plumbit të uraniumit, është vetëm një lloj mënyre e datimit radiometrik. Llojet e tjera përdorin elementë të ndryshëm; për shembull, datimi me radiokarbon, një nga metodat më të zakonshme, që përdor një izotop radioaktiv të karbonit, i cili ka një gjysmë jetëgjatësie prej mijëra vjetësh, dhe është i dobishëm për përcaktimin e moshës së lëndës organike.

Duke përdorur këto metoda, gjeologët kanë gjetur minerale në Tokë që datojnë deri në 4.4 miliardë vjet, që do të thotë se planeti ynë është krijuar përafërsisht në atë kohë. Por nëse shkencëtarët thonë se Toka është më shumë se 4.5 miliardë vjet e vjetër, nga erdhën këto rreth 100 milionë vjet shtesë?

Advertisement

Siç u përmend më lart, Toka s’ka ndryshuar shumë gjatë miliarda viteve, veçanërisht përmes proceseve të tilla si tektonika e pllakave, të cilat e zhvendosin koren, që kanë krijuar kontinente të reja nga magma apo që i kanë zhytur nën ujë kontinentet e vjetra.

Ndaj është e vështirë të gjenden shkëmbinjtë që datojnë që nga fillimi i historisë së planetit. Sepse ata mund jenë gërryer apo shkrirë prej kohësh. Por shkencëtarët mund të përdorin datimin radiometrik për të përcaktuar moshën e shkëmbinjve nga pjesë të tjera të sistemit diellor.

Disa meteorë përmbajnë materiale që janë më shumë se 4.56 miliardë vjet të vjetra. Edhe shkëmbinjtë e marrë nga Hëna dhe Marsi datojnë rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Këto data janë shumë afër kohës kur shkencëtarët mendojnë se nisi të merrte formë sistemi diellor nga reja e gazit dhe pluhurit që rrethonte Diellin e porsa-krijuar.

Advertisement

Dhe duke ditur të gjitha këto epoka relative, ne mund të nisim të hartojmë një plan kohor se si filluan të formohen Toka, Hëna, Marsi dhe të gjithë shkëmbinjtë e tjerë të vegjël që notojnë përreth në hapësirën e afërt. Megjithatë, kalimi nga reja e pluhurit primordial në planetin Tokë nuk ndodhi menjëherë, por përkundrazi gjatë miliona viteve, thekson Rebeka Fisher,  shkencëtare e Tokës dhe planetarëve në Universitetin e Harvardit.

Kjo do të thotë se kuptimi ynë mbi moshën e Tokës, do të jetë gjithmonë më pak mbi vitin e saktë se kur u formua planeti, dhe më shumë mbi një ndjenjë të përgjithshme të epokës kur filloi të merrte formë planeti ynë. / LiveScience – Bota.al

Advertisement
Continue Reading

Bota

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Published

on

By

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.

Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.

Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL

Advertisement
Continue Reading

Bota

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Published

on

By

Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.

Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.

Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.

1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025

2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME

3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME

4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca

Advertisement

Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME

5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar

Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME

Advertisement

6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta

Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME

7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME

8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°

Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME

9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME

10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban

Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

Published

on

By

Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.

Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.

Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Popular6 hours ago

Kush ishin lajmet më të çuditshme dhe virale nga bota në vitin 2025

Bota6 hours ago

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Albania7 hours ago

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Sports9 hours ago

Sir Ferguson sot në 84-vjetorin e tij i rikthehet historisë personale: Nuk fola dy vite me babain…vetëm pija alkool

Bota10 hours ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota10 hours ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK11 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports11 hours ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova11 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania11 hours ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota11 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania11 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK19 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova19 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz19 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Albania11 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK1 day ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK11 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending