Kalimi i Kristiano Ronaldës në Ligën Profesioniste Arabe është vetëm fillimi. Klubet saudite kërkojnë që të afrojnë emra të tjerë të njohur, me merkaton e verës që po afron.
Dëshira më e madhe është që në kampionatin saudit të luajë edhe Lionel Messi. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është në negociata me klubin e Al Hilal, ndërsa i është ofruar një kontratë faraonike.
Messi ende nuk ka vendosur, ndërsa interesim për të ka edhe nga SHBA, si edhe Barcelona.
Por, në Ligën Profesioniste Saudite sezonin e ardhshëm mund të luajë edhe Sergio Ramos. Mbrojtësi i njohur është pjesë e PSG-së, por ai ka marrë ofertë nga Arabia.
Edhe Sergio Buscets është në listën e dëshirave të klubit të Al Hilal. Ikona e Barcelonës ka nisur bisedimet me klubin saudit, e sipas mediave spanjolle akordi është shumë afër. Por së fundmi ka ardhur një ofertë edhe për portierin e Totenhemit, Hugo Loris.
Francezi tani po shqyrton mundësinë e largimit, Sipas tabloidit britanik “The Times”, nga Arabia i ka ardhur një ofertë prej 115 mijë eurosh në javë, tre herë më e madhe se paga aktuale tek anglezët.
Loris ka edhe një vit kontratë me Tottenham, ndërsa në total ka luajtur 447 takime me klubin nga Londra e Veriut.