Pas vizites ne Veriun e Kosoves i derguari i posaçem Miroslav Lajçak beri nje deklarate ne Twitter. Ai shprehet i shqetesuar per situaten dhe udhezon te gjendet nje “gjuhe” e perbashket komunikimi qe te mos perkeqesohet situata, sidomos pas zgjedhjeve lokale te cilat serbet e veriut i bojkotuan dhe nuk njohin rezultatin e tyre.