Vritet në aksident diplomati rus/ Viktima është shoqëruesi i ambasadorit të Rusisë në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshëm rreth orës 23:10, tek mbikalimi në Mjull Bathore, në aksin Tiranë-Elbasan, me pasojë vdekjen e një personi.

Automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin Andrea Kukuviç dhe pasagjer shtetasin Sergei Mironov është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus Sergei Mironov, 36 vjeç, ndërsa shtetasi Andrea Kukuviç, 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në foton shihet se mjeti është shkatërruar nga përplasja e fortë.

“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, sipas policisë.

Share This Article