Një arkiv digjital për arbërishten

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kultura dhe historia e arbëreshëve të Italisë, përmban aq shumë pasuri brenda saj, sa mund të thuhet se paraqet një botë të tërë shqiptare paralele.

E njohur kryesisht nëpërmjet veprave letrare të shekullit XIX, bota e arbëreshëve të Italisë, së shpejti, do të jetë shumë më lehtësisht e arritshme edhe për publikun e gjerë dhe jo të specializuar.

Kjo falë studiuesve të albanologjisë në Itali, që kanë ndërmarrë nismën për të ngritur një arkiv digjital, në të cilin do të vendosen materiale multimediale mbi gjuhën dhe të folmet e arbëreshëve.

Kështu ka bërë me dije studiuesi i mirënjohur Francesco Altimari, në emisionin CODEX të KTV-së, ku ai ka thënë se me ndihmën e studentëve, po digjitalizohet gjuha e folur dhe leksiku i shkruar i arbërishtes.

Share This Article