Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore në Shqipëri, në pikën kufitare të Kakavijës, situata paraqitet si në një ditë të zakonshme.
Ndonëse në pamundësi për të votuar në vendet ku tashmë jetojnë prej vitesh, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, duket se kanë shfaqur një interes të ulët për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
Ndryshe nga herët e tjera ku një pjesë e mire e tyre ktheheshin në vendlindje për të votuar, këtë herë situata në pikën e doganore të Kakavijës paraqitet e qetë.
Të pakët në numër, një pjesë e tyre thonë se po kthehen për sebepe familjare po që do të ushtrojnë edhe të drejtën e votës
Për autoritet kufitare në këtë pikë kalimi hyrjet dhe daljet e qytetarëve janë regjistruar si në një ditë të zakonshme. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2882 qytetarë në hyrje dhe 1461 në dalje.