Veliaj mund thellë Këlliçin në zonën e tij zgjedhore, fiton 61% në Kombinat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse kryeson bindshëm zgjedhjet në Tiranë, me mbi 42 mijë vota më shumë se rivali i tij, Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë përballë Belind Këlliçit edhe në Kombinat.

Edhe pse gjatë fushatës, kandidati i Berishës dhe i Metës e konsideronte Kombinatin si bastionin e tij dhe pretendonte se ajo ishte zona e tij me e sigurt, Veliaj ka arritur në këtë zonë të sigurojë 61 për qind të votave.

Veliaj po shënon një fitore spektakolare në kryeqytet, ku deri në këto momente është mbi 42 mijë vota përpara rivalit të tij Belind Këlliçi.

Gjatë tetë viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në këtë zonë, si në infrastrukturë, ashtu dhe në lagjen e re që po merr jetë ku do të sistemohen të prekurit nga tërmeti.

Share This Article