Euro dhe lek, premtime për dhënien e shtetësisë greke dhe sigurimin e pensionit nga qeveria helene, sipas provave që dispononon organ ii akuzës, kanë qënë format kryesore të blerjes së votave në Himarë. Arrestimi i Belerit ka sjellë edhe një përplasje diplomatike me Athinën. Këtë të mërkurë ai u vizitua në ambinetet e burgut nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke dhe ambasadorja në Tiranë.
Arrestimi i kandidati fitues për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, 2 ditë para zgjedhjeve solli edhe një përplasje diplomatike mes Tiranës dhe Athinës Zyrtare.
Duke pasuar retorikën në distancë, diplomacia greke ka hedhur edhe një hap më tepër në mbrotjej të Belerit. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke dhe ambasadorja në Tiranë e kanë vizituar atë në qelitë e paraburgimit, për të pare kushtet dhe gjendjen e tij shëndetësore, pas 2 kërkesave që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka bërë për t’u shtruar në spital.
Teksa Athina kërkon lirimin sa më parë të tij nga qelia, prokuoria shqiptare pretendon se disponon prova të forta që e përfshijnë Fredi Belerin në blerje votash. Krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshin, Sihat Gurajn, Andrea Zenelin, Bledar Janushajn, Bashkim Davacajn dhe Koço Ballën.
Në dosje evidentohet dyshime se këta të fundit merrnin shuma me vlera monetare nga Beleri dhe i shpërndajnë ato kundrejt premtimit për votë nga shtetas të ndryshëm në njësinë Administrative Horë- Vramsht dhe fshatrave që përmbledh kjo njësi administrative.
Më tej në dosje evidentohet fakti se veç lekëve dhe eurove, në këmbim të votës pro kanidatit Fredi Beleri, është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe përfitimin e pensionit në shtetin fqinj.
Në dosje evidentohet dhe një nga episodet e dokumentuara, ku Fredi Beleri, hyn në negociata me shtetasin A.R, për blerjen e 13 votave dhe biseda mes tyre më 10 maj është përgjuarnga hetuesit.
Në këtë bisedë, kandidati i bashkë fitojmë i premtonte shtetasit A.R se do t’i paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro do t’ia jepte atij, përmes bashkëpuntorit, Pandeli Kokaveshi, i cili është po ashtu pas hekurave.