Është pezulluar shembja e hotelit të Fjorentin Belit, pasi një ditë më parë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me forcat e policisë rrethuan zonën në Dhërmi ku ndodhej objekti.
Burime për median bëjnë me dije se IKMT dhe policia janë tërhequr nga shembja e hotelit, si pasojë e sezonit turistik ku pritet që aksioni të nisë në përfundim të këtij të fundit.
Mësohet se lidhur me aksionin për shembjen e hotelit ka pasur ankesa dhe nga pronarë të objekteve të tjera të cilët ndodheshin pranë.