Moldavia dëshiron të anëtarësohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mbrohet nga kërcënimi rus.
Kështu u shpreh presidentja moldave Maia Sandu në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, ku shprehu shpresën për fillimin e negociatave të anëtarësimit gjatë muajve të ardhshëm.
Kombi I vogël me 2.6 milionë banorë që ndodhet mes Rumanisë dhe Ukrainës, do të mbajnë në datën 1 qershor një samit për zgjerimin e Europës ku mblidhet komiteti politik europian, një forum ky i krijuar vitin e shkuar që mbledh udhëheqësit e 27 vendeve europiane.
Këtë samit, Moldavia e sheh si mundësi për të përmirësuar kredencialet e saj si kandidat. Presidentja Sandu ndërkohë tha se anëtarësimi në BE është e vetmja garanci që vendi i saj të mos bëhet shënjestra e ardhshme e Rusisë.
Në Moldavi, një ish republikë sovjetike, ndodhet edhe krahina separatist e Transnistrias kur Rusia ka dislokuar një numër të vogël trupash.
“Sigurisht që asgjë nuk mund të krahasohet me atë që ndodh në Ukrainë, por ne jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet dhe besojmë se mund të shpëtojmë demokracinë tonë vetëm duke qenë pjesë e BE-së” theksoi presidentja moldave.
“Besojmë se Rusia do të vijojë të jetë një burim i madh paqëndrueshmërie në vitet e ardhshme dhe na duhet të mbrojmë veten” vijoi ajo. Në muajin shkurt, udhëheqësja 50 vjeçare, e cila është në detyrë që nga 2020-a, akuzoi Rusinë se ishte përpjekur të ndërmerrte një grusht shteti për të marrë pushtetin në Moldavi.
Ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve moldavë të mblidhen të dielën e ardhshme në një miting pro Europës.
“Lufta e Ukrainës i ka kthyer gjërat në bardhë e zi. Për të gjithë ne tashmë është e qartë se çfarë do të thotë botë e lirë dhe çfarë do të thotë botë autoritare”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, këtë të enjte, kryeministri moldav Dorin Recean bëri të ditur se vendi i tij nuk po përdorte më gaz natyror rus apo energji elektrike që vinte nga ai vend.
“Nëse në fillim të luftës, 100 për qind e energjisë së konsumuar vinte nga Rusia, sot Modavia mund të ekzistojë pa gaz natyror apo energji elektrike nga ai vend” u shpreh Recean, duke shtuar se tashmë vendi i ti ishte integruar në rrjetin energjitik europian si terma teknike ashtu edhe në ato tregtare.