Roma në finalen e Ligës së Evropës, nuk mundet në ‘Bay Arena’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayer Leverkusen nuk ka mundur ta mposht Romën në ndeshjen e dytë, duke barazuar 0-0, rezultat që i dërgoi italianët në finalen e Ligës së Evropës.

Ndeshjen e parë e kishin fituar italianët në Olimpico me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk është se solli raste, me gjermanët që kishin më shumë nga loja.

Moussa Diaby rrezikoi në minutën e 12-të, por që Rui Patricio ishte në vend.

Edhe në pjesën e dytë gjermanët ishin më kërkues, sidomos në minuta e fundi.

Serdar Azmoun dhe Jeremie Frimpong kishin raste, po që dështuan të shënonin.

Roma e Jose Mourinhos kalon në finalen e dytë evropiane për të dytin vit me radhë, pasi sezonin e shkuar shkuan dhe fituan në Ligën e Konferencës. 

Share This Article