Koalicioni me Vetëvendosjen e dialogu me Serbinë, tema të diskutimit në takimin Kosnett – Osmani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çështja e arritjes së një koalicioni ndërmjet LDK’së dhe Vetëvendosjes, ka qenë temë diskutimi në takimin e sotëm të ambasadorit të SHBA’së, Phlip Kosnett, dhe nënkryetares së LDK’së, Vjosa Osmanit.

Përveç kësaj është diskutuar edhe për situatën politike në vend, raporton Gazeta Express.

“Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga LDK’ja.

 Tema të diskutimit kanë qenë edhe aspektet ekonomike, sundimi i ligjit, dhe gjithashtu procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian”, thuhet tutje në komunikatë

Ndërsa ambasadori amerikan, Kosnett  ka inkurajuar LDK-në të vazhdoj qasjen konstruktive në proceset e Kosovës.

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët   Vjosa Osmani dhe   Lutfi Haziri dhe anëtarët e Kryesisë, Kujtim Shala dhe Besian Mustafa.

Share This Article