Violinë 310-vjeçare harrohet në tren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kompani hekurudhore britanike premtoi sot se do të bënte të pamundurën për të ndihmuar një violinist të pakujdesshëm të gjente violinën e tij 310-vjeçare, me një vlerë prej 250 000 stërlinash (289 000 euro), të cilën e kishte harruar në një tren.

Solisti, Stephen Morris harroi të martën në mbrëmje violinën e tij, të prodhuar nga artizani gjerman, David Tecchler në 1709, në një tren që lidh stacionet e Londrës “Victoria” me “Orpington”, në juglindje të Londrës, sipas BBC.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur violinën e çmuar të Stephen dhe kolegët tanë janë angazhuar tashmë për të kuptuar se çfarë i ka ndodhur”, theksoi një zëdhënës i kompanisë “Southeastern” në një komunikatë.

Ai theksoi se kompania po bashkëpunonte me policinë e transporteve për të parë imazhet e kamerave të mbikëqyrjes së trenit dhe ndalesat nga të cilat ka kaluar.

Sipas BBC, Stephen Morris i është dashur të merrte violinën e bashkëshortes së tij, violiniste profesioniste, për të performuar me Orkestrën Filarmonike mbretërore (Royal Philharmonic Orchestra)në kuadër të dy koncerteve të Andrea Boccellit në fundjavë./ATSH/

Share This Article