Osmani merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri,  Jakov Milatović.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatović pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapo zgjedhur.

Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Share This Article