rregullore. “E përshëndes shprehimisht”, tha ai. Një veprim antisemitist e ka penguar edhe më parë marrjen e nënshtetësisë, por që tani futet qartësisht në rregullore është një shenjë e mirë. E Majta kritikon, që me këtë presupozohet sikur antisemitizmi është i importuar. Atë e gjen thellë edhe në Gjermani, ka thënë një zëdhënës i Të Majtës.
FDP kishte kërkuar një ashpërsim të rregullave. Sipas Stephan Thomae duhet të pengohen nënshtetësitë që “çimentojnë marrjen e asistencave sociale”. Liberalët kërkojnë që të “marrin nënshtetësi ata persona që mund të sigurojnë vetë jetesën për veten dhe familjen e tyre.” Rregulloret parashikojnë përjashtime për punëtorët e ftuar, “Gastarbeiter” dhe raste të veçanta vështirësie. Reforma e nënshtetësisë ka qenë e parashikuar në marrëveshjen e koalicionit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme me ujdinë e arritur në qeveri fillojnë miratimet në landet gjermane./ DW