ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 8 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 8 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 8 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 8 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Beyonce dhe Jay-Z thyejnë rekordet, blejnë shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni

albnews by albnews
20 May, 2023
in Bota, Kulture
0
Beyonce dhe Jay-Z thyejnë rekordet, blejnë shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Beyonce dhe Jay-Z kanë realizuar së fundmi një blerje historike, pasi janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Kaliforni. Çifti i famshëm i muzikës kanë nxjerrë nga xhepat e tyre plot 200 milionë dollarë për një vilë luksoze në Malibu, një prej vendeve më të veçantë në të gjithë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Sipas TMZ, kjo është edhe shtëpia e dytë më e shtrenjtë në të gjithë Amerikën, pasi rekordin e mban një apartament me vlerë 238 milionë dollarë në Manhatan, në jug të “Central Park”.

RelatedPosts

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Tragjedi në Nepal/ 9 alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë

Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit

Këngëtarja 41-vjeçare dhe bashkëshorti 53-vjeçar do të transferohen në shtëpinë e re menjëherë sapo të Beyonce të përfundojë turin botëror “Rilindja”. Pavarësisht çmimin tepër të kripur, blerja e shtëpisë ishte një ofertë e mirë, pasi fillimisht vila u nxor në shitje për 295 milionë dollarë.

Beyonce dhe Jay-Z do të jetojnë aty me tre fëmijët, vajzën Blue, 11 vjeç dhe binjakët 5-vjeçarë Rumi dhe Sir.

Prona ka një sipërfaqe rreth 2800 metra katrorë dhe përbëhet nga mure betoni dhe dritare të mëdha xhami, nga toka në tavan. Për shkak edhe të kushteve të motit në Kaliforninë jugore, nuk mund të mungojë një pishinë marramendëse me pamje nga plazhi.

Vila është projektuar nga arkitekti japonez Tadao Ando, i cili njihet për punët e tij të veçanta në Azi, Europë dhe Amerikën e Veriut, si dhe ka punuar më parë me yje të tjerë të muzikës, si Kanye West.

Shtëpia bazohet te modeli minimalist dhe fillimisht u ndërtua për koleksionistin e famshëm të veprave të artit, William Bell. Sipas “LA Times”, ai e bleu pronën për 14,5 milionë dollarë në vitin 2003 dhe punoi për 15 vite për të ngritur strukturën prej betoni.

Sipas “New York Post”, ai ka lënë brenda shtëpisë edhe disa nga veprat e artit pjesë të koleksionit të tij. Mësohet se shtëpia nuk u nxor kurrë në shitje zyrtarisht, por iu prezantua një grupi të zgjedhur blerësish.

Që kur lidhën kurorë në vitin 2008, Beyonce dhe Jay-Z kanë investuar paratë e tyre në blerjen e disa pronave, në Njy-Jork, Nju Orlins, Majami dhe Los Anxhelos. Ata kanë edhe një tjetër vilë luksoze në Bel-Air, një tejtër zonë ekskluzive në Los Anxhelos, të blerë për 88 milionë dollarë.

Vila e re është e pajisur edhe me një spa, një dhomë kinemaje, një fushë basketbolli, dhoma të veçanta për stafin dhe një garazh për plot 15 makina.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result