Rritet numri i turistëve që vizitojnë Maqedoninë

albnews
By
1 Min Read

Numri i turistëve të huaj dhe vendor edhe këtë vit ka shënuar rritje. Për tetë muajt e parë të këtij viti, nëpër kapacitetet turistike kanë kaluar 510.000 mysafirë të huaj dhe vendor.

Krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje të vizitorëve për 20 mijë. Por, nga Shoqatat turistike thonë se krahas rritjes të numrit, nevojiten ndryshime ligjore.

Problemi kryesor sipas tyre është në procedurat e komplikuara administrative për zhvillimin e kësaj dege të biznesit./Alsat/

Share This Article