Papa Françesku i ka kërkuar kardinalit Matteo Zuppi, kreut të konferencës së peshkopëve italianë, të kryejë një mision paqeje në tentativë për ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Lajmin e bën të ditur Vatikani.
Papa i përmendi planet e tij për të nisur një mision në Ukrainë kur po kthehej nga një udhëtim në Hungari muajin e kaluar, por nuk dha detaje të mëtejshme.
“Është një mision që po përgatitet, por nuk është ende publik. Kur të jetë publik, do ta zbuloj,” tha ai.
Vatikani tha se 67-vjeçari Zuppi, do të kryente misionin në përputhje me Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit, “për të kontribuar në uljen e tensioneve të konfliktit në Ukrainë, me shpresën që Ati i Shenjtë të mos heqë dorë kurrë, se kjo mund të fillojë proceset e paqes”.
Sipas njoftimit të Vatikanit, koha dhe specifikat e misionit janë duke u shqyrtuar.