Manchester City shpallet kampion i Anglisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City është shpallur kampion i Anglisë. Humbja e Arsenalit 0-1 ndaj Nottingham Forest konfirmoi statusin kampion të Premier League për “Qytetarët” e Guardiolës.

Një goditje në pjesën e parë nga Taiwo Awoniyi ishte e mjaftueshme për të siguruar fitoren në City Ground, e cila konfirmoi gjithashtu mbijetesën e Forest-it në Premier League.

Humbja e tretë e Arsenalit, në pesë ndeshjet e fundit e vendos City-n katër pikë përpara skuadrës së Mikel Arteta-s, të cilëve u  ka mbetur vetëm një ndeshje për të luajtur, duke konfirmuar sërish skuadrën e Pep Guardiolës si fituese të titullit.

Kujtojmë se Arsenali kishte qenë në një pozicion të rehatshëm për pjesën më të madhe të sezonit.

Që në fillim të prillit ata mbajtën një epërsi prej tetë pikësh në krye të tabelës. Megjithatë, një seri prej vetëm shtatë pikësh nga tetë ndeshjet e tyre të fundit, e kombinuar me një ecuri të shkëlqyer të pamposhtur nga City, bëri “Gunners” të kapitullojnë.

Share This Article