Një britanike po paralajmëron të tjerët që të mos fryjnë buzët pasi u tmerrua kur pa veten e saj.
Harriet Green, 23 u frymëzua nga seraili “Love Island” dhe videot në TikTok për të fryrë buzët por fryrësi e la me gojë të hapur.
Ajo përjetoi dhimbje dhe të nxira menjëherë pas fryrjes së buzëve por u sigurua se kjo ishte normale.
Pasi të gjitha të nxirat ishin zhdukur, unë pata dy gunga të forta në buzën time një në të majtë dhe një në të djathtë.
“Gungat e forta” nuk e lejuan atë të mbyllte buzët e saj plotësisht edhe tre muaj pas procedurës.
Ajo pagoi rreth 125 dollarë për mbushësin fillestar, por tre procedurat për ta korrigjuar gabimin dhe dhimbjen që po përjetonte kushtuan më shumë se 800 dollarë.
Green zotohet se nuk do t’i nënshtrohet kurrë një procedure tjetër, duke paralajmëruar të tjerët për këto ndërhyrje.
Ajo fajëson mediat sociale dhe serialin “Love Island”, për ndikim në standardet joreale të bukurisë dhe procedurat estetike.