Fatbardh Kadilli tha në një intervistë për Euronews Albania se problemi më i madh pas zgjedhjeve të 14 majit është mungesa e reflektimit dhe thërrmimi i opozitës.
Sipas tij, nëse njerëzit që ndjekin njërin krah kanë vetëm hallin kush do drejtojë dhe si, apo çfarë duhet të bëjë PD për t’u ringritur, asnjë rezultat nuk do të ketë.
“Kanë frikë të mendojnë, këta njerëz janë 0. Këta nuk bëjnë më as pyetje, vetëm presin çfarë do thotë Ajatollahu. Thirrja ime është për të gjithë në opozitën; çfarë do bëjmë, do reflektojmë apo jo. Po vijnë lart e poshtë të gjejnë justifikime pse shkuan në humbje. Nëse njerëzit shiten do të thotë që refuzojnë të të blejnë edhe ty. Më dhimbset thërrmimi i opozitarizmit, do vijmë në një situatë si Serbia. Ky është rreziku më i madh dhe kjo duhet shëruar sot”, tha Kadilli.