Rreth 75 mijë persona kanë marrë pjesë në një miting pro Europës që u mbajt në qytetin Kishinau të Moldavisë dhe i cili ishte organizuar nga presidentja e vendit Maja Sandu.
Qeveria pro perëndimore e Sandu ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim tensionesh përmes mbështetjes që i jep partisë opozitare pro ruse Sor.
Moska ndërkohë mohon se ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Moldavisë. Zonja Sandu iu tha të pranishmëve në protestë se vendi i saj nuk dëshironte të ishte i veçuar.
Nuk duam të jemi më në rrethanat e Europës, u shpreh ajo, duke u zotuar se vendi do të bëhej anëtar i BE-së deri në vitin 2030.
Moldavia nuk do të shantazhohet nga Kremlini, vijoi Sandu në fjalimin për të pranishmit në protestë, të cilët valëvisnin flamuj të BE-së dhe lëshuan sloganë pro Europës.
Në muajin shkurt të këtij viti, presidentja Sandu akuzoi Rusinë se kishte komplotuar të përdorte sabotatorë të huaj, siç u shpreh ajo, për të rrëzuar qeverinë e saj. Sipas saj, në komplot do të përfshiheshin protesta të mbajtura nga e ashtuquajtura opozitë që synonin rrëzimin e rendit kushtetues.
Ministria e jashtme ruse i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur të pabaza. Moldavia, një ish republikë sovjetike, që ka një popullsi prej rreth 2.6 milionë banorësh aplikoi vitin e shkuar për t’iu bashkuar BE-së dhe në qershor të 2022-it, mori statusin e vendit kandidat, sëbashku me Ukrainën.
Pushtimi rus i Ukrainës ndikoi në përshpejtimin e përpjekjeve të të dy vendeve për t’iu bashkuar bllokut me 27 anëtarë. Moldavia është prekur nga lufta, ku në shumë raste raketa ruse kanë kaluar në hapësirën e saj ajore me destinacion Ukrainën.
Vendi, i cili shtrihet mes Ukrainës dhe Rumanisë, është gjithashtu i varur nga gazi rus, një fakt ky që Moska e ka shfrytëzuar.
Vitin e shkuar Rusia reduktoi ndjeshëm dërgesat e gazit në Moldavi. Kjo çoi në protesta mbi çmimet e rritura të gazit dhe energjise elektrike të cilat kontribuan në dorëheqjen në fillim të këtij viti të ish kryeministres Natalia Gavrilita.
Ndërkohë në mitingun pro europës, foli edhe presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola, e cila vlerësoi qytetarët Moldavë për sfidimin e kërcënimeve ruse.