ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 5 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 5 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 6 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 6 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Mihallaq Andrea në recital, këngëtari i serenatave korçare rikthehet me hitet e tij dhe dy këngë të reja

albnews by albnews
23 May, 2023
in Kulture, Shqiperia
0
Mihallaq Andrea në recital, këngëtari i serenatave korçare rikthehet me hitet e tij dhe dy këngë të reja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas shumë vitesh mungese në skenën korçare, kantautori i mirënjohur Mihallaq Andrea, ka mbajtur një koncert recital, në teatrin “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës.

Artisti i cili gjithë jetën ia kushtoi krejtësisht muzikës korçare e veçanërisht serenatave, për t’u bërë më pas me zërin e tij të ëmbël, melodioz dhe krejtësisht të veçantë, pjesë e pandarë e serenatave në Korçë, ka risjellë për publikun këngët e tij të para të shndërruara në hite, por të sjella në një version të ri, bashkë me “All in Band” dhe shumë instrumentistë e vokalistë.

RelatedPosts

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Kantautori Mihallaq Andrea është shprehur se risi e këtij koncerti është se serenatat mund të këndohen jo vetëm me kitara por edhe me një orkestër.

Mihallaq Andrea ka sjellë për publikun edhe dy kompozime të reja, teksa ka premtuar se do të ngjitet sërish në skenë.

Ky koncert ka ardhur nën drejtimin muzikor të Rajkard Bardhit dhe me regji nga Blerta Belliu, ndërsa ka sjellë të përpunuara këngët e para të Andreas, të cilat janë mirëpritur nga publiku korçar, i cili duartrokiti gjatë repertorin e zgjedhur nga krijimtaria ndër vite e artistit.

I ftuar special i kësaj mbrëmjeje ka qenë edhe kantautori Redon Makashi, i cili tha se ishte emocionuese të ngjitej në një skenë me këngëtarin që e dëgjonte që në kohën kur ka qenë fëmijë. Makashi ka vlerësuar rikthimin në skenë të kantautorit dhe krijuesit të shumë hiteve.

Motra e kantautorit, Meri Andrea e cila kishte ardhur enkas nga SHBA për të ndjekur koncertin e të vëllait, tregon se këngët e tij dëgjohen kudo ku ka shqiptarë.

Mihallaq Andrea ka një karrierë të pasur muzikore si kantautor ndërsa në repertorin e tij numërohen mbi 500 tekste e këngë. Ai është dekoruar me titullin “Personalitet i shquar i Qarkut të Korçës” dhe “Mjeshter i Madh” nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result