Në seancën e sotme plenare në Kuvend u komunikua ndër të tjera edhe zgjedhja e Gazment Bardhit si kreu i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Ky njoftim është cilësuar qesharak nga deputeti demokrat nga radhët e “Rithemelimit”, Tritan Shehu, i cili kërkoi nga Kuvendi që të respektohet rregulloja.
Teksa kujtoi se Bardhi ka marrë 18 vota në një kohë kur grupi ka 52 anëtarë, Shehu vendimet e Kuvendit i cilësoi arbitrare dhe antikushtetuese.
Ai akuzoi ligjvënësit e mazhorancës se po bashkëpunojnë me “ata që shkelin rregulloren”, duke iu referuar kështu grupit të deputetëve nga PD-ja zyrtare.
Kujtojmë se me dorëheqjen nga funksionet drejtuese të partisë disa ditë më parë, Enkelejd Alibeaj la vendin vakant edhe për kryesuesin e Grupit Parlamentar.
Deputetët më pas zgjodhën kryetar grupi Gazment Bardhin, i cili në PD zyrtarë është edhe Sekretar i Përgjithshëm. Për kryesimin e grupit Bardhi ka marrë edhe firmën e Lulzim Bashës, por jo të Alibeajt që nuk ishte as në mbledhje.