Një zjarr i madh ka shpërthyer në qendër të Sydney, Australi, ku një ndërtesë e tërë është kapluar nga tymi i zi, e rrugët përreth saj janë mbyllur.
Siç raportojnë mediat australiane, zjarri filloi në ndërtesën 7-katëshe në Sary Hills, në qendër të qytetit australian, transmeton Telegrafi.
Qindra persona janë evakuuar, kurse fasada e ndërtesës ka filluar të bie në trotuar. Mediat australiane janë duke transmetuar drejtpërdrejt shuarjen e zjarrit në Sydney.
Policia dhe zjarrfikësit kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë sa më larg vendit ku ka shpërthyer zjarri.
Në fakt, zjarri shpërtheu në katin e tretë të ndërtesës dhe më pas u zgjerua në tërë objektin, siç edhe mund të shihet nga filmimet e realizuara nga ajri.
“Nga çdo dritare po del zjarr, sigurisht zjarri më i madh që e kam parë në jetë”, ishte një nga komentet e shumta të qytetarëve të këtij qyteti të Australisë.