Ligjet e çuditshme hapin rrugën e tyre në kulturë dhe shoqëri, zakonisht këto ligje krijohen nga ekzagjerime ose keqinterpretime. Megjithatë, ndonjëherë këto ligje të çuditshme janë reale dhe shumë të zbatueshme.
Përdorimi i kungullit për Halloween në rrugë- Një urdhëresë e vitit 2004 ndalon kungullin në natën e Halloween në Bulevardin Hollywood. Sipas një njoftimi për shtyp nga LAPD, ndalimi erdhi pasi qyteti duhej të shpenzonte 200,000 dollarë për pastrimin e sendeve.
Të hani çamçakëz- Një tjetër ligj i çuditshëm është ndalimi për të përtypur çamçakëz ne Singapor për të shmangur mbeturinat. Kufizimi është zbutur pak me kalimin e viteve, por është ende e pazakontë të shohësh njerëz që përtypin çamçakëz.
Të visheni me kamuflazh- Sipas firmës së sigurisë së udhëtimit Global Rescue, veshja e rrobave me model kamuflazhi është e paligjshme në disa vende të Karaibeve, si Xhamajka, Antigua dhe Barbados. Ai shtrihet edhe në bagazhe apo çanta.
Përdorimi i një telefon satelitor- Nëse ju pëlqen ngjitja në mal, kampingu ose ecja në shtigje, kini kujdes telefonat satelitorë janë të ndaluar në shumë vende. Në Kubë, për shembull, ato konsiderohen si mjete për përmbysje kundër qeverisë.
Veshja e takave në zonat historike- Nëse dëshironi të shihni pikat turistike të lashta në Greqi, më mirë vishni këpucë të sheshta. Takat janë të ndaluara nga këto zona, sepse ato mund të dëmtojnë vendet.
Përdorimi i tepërt i qindarkave- Sipas CBC, kanadezët nuk mund të përdorin më shumë se 25 qindarka në një transaksion. Kufizimi u bë ligj në vitin 2013 kur qeveria vendosi të heqë gradualisht monedhën.