Presidenti i Republikës Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Itali, është pritur nga homologu i tij Sergio Mattarella.
Marrëdhënia ndërmjet dy vendeve, roli i Italisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës kanë qenë në qendër të bisedimeve të Begaj dhe Mattarrella.
Gjithashtu kreu i shtetit shqiptar që marrëveshja për sigurimet shoqërore të bëhet sa më shpejt efektive. Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Romë, Presidenti Begaj, është pritur edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve.
Ndërkohë Begaj Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të takohet me komunitetin arbëresh në këtë rajon.