Ka përfunduar me sukses edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë.
Festivali, që nisi më 16 maj, përfundoi ditën e djeshme (27 maj) me një ceremoni të mrekullueshme.
Filmi francez i Justine Triet, “Anatomy of a Fall”, fitoi Palmën e Artë në ngjarjen vjetore.
Justine Triet bëhet regjisorja e tretë femër që fiton çmimin prestigjioz, i cili u dha për herë të parë në vitin 1955.
Më poshtë ua sjellim fituesit e këtij viti në Festivalin e Filmit në Kanë:
Justine Triet – ‘Palma e Artë’ për filmin “Anatomy of a Fall”
Jonathan Glazer – Çmimin kryesor për filmin “The Zone of Interest”
Tran Anh Hung – Regjisori më i mirë për “La Passion de Dodin Bouffant” (The Pot-au-Feu)
Aki Kaurismaki – Çmimin e Jurisë për “Kuolleet Lehdet” (Fallen Leaves)
Yuji Sakamoto – Skenaristi më i mirë për “Kaibutsu” (Monster)
Reklama
Merve Dizdar – Aktorja më e mirë për Kuru Otlar Ustune (About Dry Grasses)
Koji Yakusho – Aktori më i mirë për “Perfect Days”. /Telegrafi/