ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 2 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 3 hours ago
Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia 6 hours ago
Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike 6 hours ago
Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Cakaj: Platformë të përbashkët me Kosovën për dialogun me Serbinë

albnews by albnews
30 October, 2019
in Albania, Kosova
0
Cakaj: Platformë të përbashkët me Kosovën për dialogun me Serbinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj thotë se deklaratat e presidentit francez kanë pasaktësi.

I ftuar në një intervistë televizive, Cakaj u shpreh se “unë nuk pajtohem fare dhe këtë po e them hapur sepse e kam thënë edhe në një intervistë tjetër, e ka thënë edhe kryeministri tashmë, është se deklarata e presidentit Macron mbart disa pasaktësi. Për shkak se një moment ai thotë se më duket e çuditshme sesi ne mund të liberalizojmë vizat me një vend që ende nuk ka filluar negociatat. Këtu kemi të bëjmë më dy procese krejtësisht të ndryshme objektivisht për shkak se procesi i liberalizimit të vizave është një proces krejtësisht tjetër prej çeljes së negociatave për anëtarësim”.

RelatedPosts

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Më tej, gjatë fjalës së tij, ministri vuri në dukje se edhe Kosova po paguan për shkak të dinamikave të brendshme të vendeve anëtare, pasi qytetarëve kosovarë po u mohohet mundësia e të lëvizurit lirshëm.

“Nga viti 2014 e deri në momentin që ne po zhvillojmë këtë intervistë sesa 100 milionë qytetarë nga mbarë bota hyjnë pa asnjë vizë në hapësirën e Bashkimit Europian dhe këtu një çmim më të madh se Shqipëria, këtu po paguan Republika e Kosovës për shkak se është një vend që ka fituar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe për shkak të dinamikave të brendshme të vendeve anëtare ajo po deprivohet nga mundësia për të lëvizur lirshëm”, tha ndër të tjera Cakaj.

Ministri foli po ashtu edhe për taksën e rrugës së Kombit për të cilën tha se kjo e fundit ka ardhur si pasojë e nevojës për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj rruge.

“Taksa e rrugës ka ardhur si nevojë për përmirësimin e infrastrukturës të asaj rruge. Ekzistojnë të gjitha vlerësimet e ekspertëve të mirë bazuara pse ajo është vendosur. Por, taksa e rrugës nuk mund të interpretohet si ndarja e kombit. Nëse ne e zhvendosim një doganë të Kosovës në Portin e Durrësit kjo nuk konsiderohet si zgjerim i bashkëpunimit apo ju e keni mendjen vetëm të kritikoni siç është taksa e rrugës”, -u shpreh ai.

Cakaj tha se sfida mes dy vendeve është thellimi i bashkëpunimit veçanërisht atë ekonomik.

Ministri tha se Shqipëria ka tre qëndrime kryesore lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. “E para që Kosova duhet ta përcaktojë platformën e saj politika dhe natyrisht Shqipëria do ta mbështesë pa kushte. E dyta që Shqipëria konsideron që njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është e domosdoshme për një marrëveshje të qëndrueshme. E treta ne konsiderojmë se një marrëveshje e tillë natyrisht që duhet të bëhet në bekimin e SHBA dhe BE”, theksoi ai.

“Republika e Shqipërisë nuk mund të ketë qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi duke anashkaluar Kosovën. Është e rëndësishme që me qeverinë e re të Kosovës të krijojmë po ashtu një platformë të përbashkët lidhur me dialogun karshi Serbisë”, përfundoi Cakaj./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

23 September, 2025
Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

23 September, 2025
Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result