Tre prej 30 ushtarëve pjesë e trupave paqëruajtëse ndërkombëtare të Kosovës kanë plagë me armë zjarri.
“11 ushtarë të plagosur janë italianë, ndërkohë që 19 janë të kontingjentit hungarezë që kanë plagë të shumta, fraktura dhe djegie. Tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi i armëve por nuk janë në rrezik për jetën,” informon KFOR në një deklaratë për median.
Ministria e Mbrojtjes hungareze ka dërguar avion të posaçëm për të marrë nëntëmbëdhjetë ushtarët hungarezë te plagosur një ditë më parë (29 maj në Zveçan të Kosovës dhe për t’i kthyer ata në shtëpi.
Ndërkohë sipas njoftimit të Ministrisë hungareze, bëhet me dije se “Një avion Airbus A319 i projektuar posaçërisht për kujdesin mjekësor të Forcave të Mbrojtjes Hungareze u nis për në vend nga Kecskemét në mbrëmjen e 29 majit, me qëllim që të kujdesej dhe të sillte në shtëpi ushtarët hungarezë që u plagosën në detyrën e shpërndarjes masive të urdhëruar në vendbanim të Zveçanit në Kosovë”.
KFOR ka rritur prezencën në komunat në veri të Kosovës për të reduktuar përshkallëzimin e situatës.
Komandati i misionit të KFOR gjeneral Angelo Michele Ristuccia po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet dhe situaën dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s të cilët u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit
“Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësi të plotë për atë çfarë ndodh dhe të parandalojë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, më shumë se të fshihen pas narrativave false”
Në deklaratë KFOR thotë se do të vijojë të marrë masat e nevojshme për të siguruar një ambient të sigurtë dhe lëvizje të lirë për të gjithë komunitetin.