Shkatërrimi i tankeve ruse gjatë pushtimit në Ukrainë tejkaluan numrin prej 2000 sosh, sipas të dhënave më të fundit nga Oryx.
Sipas raportit të Oryx, 1238 prej këtyre tankeve u shkatërruan në luftime, 106 u dëmtuan, 113 u braktisën në fushën e betejës dhe 544 u kapën nga Ukraina.
Megjithatë, numri real i humbjeve të tankeve të Rusisë mund të jetë deri në 20 për qind më i lartë pasi analiza e Oryx bazohet në prova vizuale me burim të hapur, sipas Jakub Janovsky, kontribuues në raport.
Raporti publik i mbajtur nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës vlerëson aktualisht humbjet e tankeve të Rusisë në fushën e betejës në 3,802, ndërsa Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me bazë në SHBA tha në prill se numërimi mund të shkonte diku midis 1,845 dhe 3,511.
Numri i Oryx arriti në 1000 në fillim të shtatorit 2022, kur pjesa më e madhe e humbjeve iu atribuua tentativës së Rusisë për të pushtuar Kievin në javët e para të luftës.
“Nuk duket aspak se ato humbje të mëdha materiale ndikuan në të menduarit strategjik të Rusisë”, tha Janovsky për The Moscow Times.
“Rusia ishte tashmë e vetëdijshme se kishte probleme, por vendosi të vazhdojë me aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në muajin shtator”, tha ai.
Rusia nisi pushtimin në shtetin ukrainas me rreth 3000 tanke operative dhe përdori pajisje kryesisht moderne në fillim të luftës.