Asgjësohen 2583 bimë narkotike kanabis në Lezhë dhe Kurbin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e nëntë të megaoperacionit antidrogë të koduar “Imazhi”. Si pasojë, 2583 bimë narkotike cannabis sativa, u asgjësuan me anë të djegies, të cilat u gjetën të kultivuara në minisera dhe në tokë, në fshatra të ndryshëm, në Kurbin dhe në Lezhë.

“Si rezultat i kontrolleve, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe me kolegët e GDF-së, u organizua dhe u finalizua faza e nëntë e megaoperacionit “Imazhi”, në kuadër të së cilës: në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën 2215 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac, Kurbin, u gjetën 337 bimë narkotike cannabis sativa dhe në fshatin Kolsh, Lezhë, u gjetën 31 bimë narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia vijon hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimim e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë 8 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 12.196 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon.

Share This Article