KORÇË- Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. 46-vjeçari i identifikuar si Aleko Myrtollari, ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, 38 vjeç, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pasi ka plagosur gruan, ai është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia e Shtetit i është venë pas për ta arrestuar.
Ndërsa grupi hetimor ka nisur nga puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se motiv ka qenë xhelozia.
Policia vendore informon se ‘më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj.
Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’