Është luajtur këtë të diel java e 38 dhe e fundit e Serie A, por duhet të presim ende për të mësuar ekipin e fundit që do të bjerë në Serie B.
Ishte Napoli, kampioni i ri i Italisë, i cili fitoi në ndeshjen e zhvilluar pasdite 2-0 ndaj Sampdoria-s, ndërsa më pas qe radha e Romës dhe Milanit, të cilat nuk toleruan ndaj Spezia-s dhe Veronës.
Kryeqytetasit fituan 2-1 me Spezia-n dhe siguruan biletën e Europa League. Në anën tjetër, Milani triumfoi 3-1 ndaj Veronës. Tashmë, dy ekipet e mbyllën e pikë të barabarta dhe do të ndeshen me njëra-tjetrën për të vendosur skuadrën e tretë e cila do të bjerë nga kategoria këtë sezon.
Ndërkohë, bardhezinjtë e Juventusit, edhe pse fituan në ndeshjen e fundit 0-1 në transfertë ndaj Udineses, siguruan vetëm vendin e 7, i cili i jep të drejtën të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Conference League.