Basha me propozim të ri: Qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha sot pati një takim me drejtorin për Evropën Qendrore dhe Lindore të institutit demokratik amerikan NDI, Robert Benjamin.

Ai shprehet se zgjidhja e të cilës kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha propozon një qeveri tranzitore.

“Me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të institutit demokratik amerikan NDI, z. Robert Benjamin diskutuam krizën politike në vend, zgjidhja e të cilës kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Derisa të jetë anëtare e Bashkimit Europian, para zgjedhjeve Shqipëria duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në këtë mënyrë do ti pritet rruga presionit ndaj votuesve dhe ndaj administratës, keqpërdorimit të fondeve publike dhe aseteve shtetërore dhe rolit të personave me rekorde kriminale dhe grupeve kriminale. Ndarja e politikës nga krimi është jetike për votën e lirë”, shprehet Basha.

Share This Article