ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit 1 hour ago
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave 1 hour ago
Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës! 2 hours ago
“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja 2 hours ago
Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Mbi 3 orë në SPAK, Balla: U paraqita për çështjen Partizani, një prej aferave më korruptive

albnews by albnews
7 June, 2023
in Shqiperia
0
Mbi 3 orë në SPAK, Balla: U paraqita për çështjen Partizani, një prej aferave më korruptive
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qëndruar mbi tre orë në ambientet e SPAK ku u paraqit si person në dijeni mbi procesin e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani” përgjatë periudhës së qeverisjes Berisha.

Balla shpreson që drejtësia për këtë çështje të shkojë deri në fund, ndërsa e konsideroi si një prej aferave më korruptive të përdorimit të detyrës për interesa personale.

RelatedPosts

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja

“Unë kam qenë shpesh në këtë institucion për të depozituar kallëzime penale si person që kam pasur dijeni apo kam akuzuar persona me pushtet edhe kur kam qenë në opozitë dhe tani si kryetar grupi. Shpresoj që prokuroria ti shkojë deri në fund akuzave qoftë ajo për Partizanin ku besoj që gjëja do shkojë deri në fund.

Kam bërë kallëzim edhe për OSSH pas hetimit parlamentar.  Dua që ti qëndroj angazhimit përpara prokurorëve që çështjet të mbeten pjesë e procesit hetimor. Unë shpresoj të ketë zhvillime, një prej rasteve tipike të korrupsionit të përdorimit të detyrës nga ana e vjehrrit në drejtim të dhëndrit. I kam dhënë fjalën prokurorëve dhe BKH se nuk do flas me detaje”, tha Balla.

Sipas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, ka të bëjë një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës në vitin 2008 e më pas që është privatizuar me një vlerë prej 100 mijë dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek ish- Fusha e Aviacionit.

Sakaq, Balla bëri me dije se edhe të enjten (8 qershor) do të paraqitet në GJKKO për padinë penale ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kam bindjen se dhe nesër do jem këtu në orën 11:30 në derën tjetër ku kam bërë padi penale ndaj Berishës për deklarimet e tij. Ky standard duhet vendosur nga të gjithë ne politikanët.

Në momentin që ndaj teje ngrihet një akuzë duhet ta adresosh qoftë në SPAK qoftë në GJKKO”, tha Balla.

Pyetur mbi arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, Balla u shpreh se Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë në këtë aspekt, ndërsa shpreson që drejtësia e re të vendosë përpara drejtësisë personat ndaj të cilëve janë depozituar kallëzime.

“Rama ka qenë i qartë në këtë aspekt. Dua që t’i kërkoj drejtësisë së re te e cila kemi besim SPAK dhe GJKKO, që dhe këto çështje për të cilat vij unë, një ditë të mbyllen dhe personat ndaj të cilëve kemi bërë kallëzime të vihen përpara drejtësisë”, tha Balla.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

20 November, 2025
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

20 November, 2025
Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

20 November, 2025
“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result