Ishte dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë, policia e Vlorës prangos pas tre vitesh, Gerald Dukajn  

albnews
By
2 Min Read

Policia e Vlorës i jep fund arratisë së një 29 vjeçari, i cili, 3 vite më parë, kishte plagosur një shtetas dhe ishte dënuar me 2 vite burg nga gjykata. 29-vjeçari, Gerald Dukaj, u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, se ky shtetas po tentonte të hynte në vendin tonë.

Dukaj kishte plagosur rëndë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ngjarje kjo e  ndodhur në vitin 2020.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i shpallur në kërkim për një vepër penale kundër personit, tentonte të hynte në vendin tonë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit Gerald Dukaj, 29 vjeç, banues në Vlorë. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi Gerald Dukaj do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural, si dhe për vuajtjen e dënimit.

Share This Article