Kryeministri britanik takohet me anëtarët e Kongresit në SHBA

albnews
By
1 Min Read

Sunak ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në SHBA dhe ka njoftuar se do të diskutojnë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, kryesisht ekonominë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak i cili ka vizituar SHBA-në u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy, transmeton Anadolu.

Në kuadër të vizitës së tij në Washington, Sunak u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy dhe me anëtarët e Kongresit.

Në një fjalim para takimit, McCarthy theksoi historinë rrënjësore të marrëdhënieve të SHBA-së dhe Britanisë. Ai tha se forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve “do ta bëjë botën më të sigurt”.

Sunak ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në SHBA dhe ka njoftuar se do të diskutojnë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, kryesisht ekonominë.

Kryeministri britanik në kuadër të vizitës së tij në Kongres u takua me anëtarë demokratë dhe republikanë të Senatit.

Share This Article