ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 36 minutes ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 39 minutes ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 47 minutes ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 51 minutes ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 54 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Universiteti i Tiranës nderon me titullin “Doctor Honoris Causa” Federica Mogherinin, Rama: Mirënjohje për çfarë ke bërë për Shqipërinë

albnews by albnews
8 June, 2023
in Kulture, Shqiperia
0
Universiteti i Tiranës nderon me titullin “Doctor Honoris Causa” Federica Mogherinin, Rama: Mirënjohje për çfarë ke bërë për Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Universiteti i Tiranës ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” Federica Mogherinin, ish përfaqësuesen e BE për Politikën e Jashtme. Në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Tiranës, një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe kryeministri Edi Rama.

Duke e cilësuar një mike të mirë të Shqipërisë dhe të tijën personale, Rama ka shprehur mirënjohjen për gjithçka që Mogherinin ka bërë për integrimin e vendit në BE dhe stabilitetin rajonal.

RelatedPosts

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

E papritur! Arrestohet ylli i “Breaking Bad”

“Universiteti ka bërë një gjest kuptimplotë edhe të lavdërueshëm duke i dhënë Federikës këtë titull dhe duke e përfshirë në radhën e atyre emrave që rektori citoi dhe të cilët sigurisht janë personalitete shumë të spikatur botërisht.

Nëse do të bëja një veçim të Federikës nga ajo radhë, do ta bëja duke pasur parasysh angazhimin e saj personal dhe të vazhdueshëm në mbështetje të Shqipërisë, në mbështetje të përpjekjeve tona për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit europian, në mbështetje të nevojës tonë për të pasur zërat që na ndihmonin dhe na ndihmojnë për argumentet tona, në raport me atë që është një gjykatë e përditshme e punës dhe rezultateve, flas për Brukselin, dhe padiskutim edhe për angazhim e jashtëzakonshëm të saj në funksion të paqes, në funksion të normalizimit dhe të rritjes së bashkëpunimit në rajon”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama dha gjithashtu lajmin se Kolegji i Europës do të ketë kampusin e saj në Tiranë, ku Federica Mogherinin është rektore e këtij kolegji.

“Dua t’i shpreh Federikas edhe këtu mirënjohjen për gjithçka ajo ka bërë për Shqipërinë, për shqiptarët edhe për rajonin dhe dua të shpreh publikisht kënaqësinë e madhe që Federika do të vijë më shpesh në Shqipëri, tanimë si drejtore e Kolegjit të Europës sepse faktikisht ne kemi nisur punën për Kolegjin e Europës në Tiranë që do të jetë pjesa e tretë e Kolegjit të Europës që qendrën e ka në Bruzh (Bruges), një krah e ka në Poloni dhe krahun tjetër do ta ketë në Shqipëri.

Është diçka vërtet e jashtëzakonshme për ne. Diçka që do të ishte shumë e vështirë ta imagjinonim vetëm deri disa vite më parë që Shqipëria do të bëhej vendi i Kolegjit të Europës dhe patjetër që edhe për këtë një falënderim i veçantë i takon Federikas, e cila ka qenë mbështetëse pa rezervë e kësaj ideje”, tha Rama.

Federica Mogherini është Rektore e Kolegjit të Evropës që nga shtatori 2020. Kolegji i Evropës është një institut pasuniversitar i studimeve evropiane me kampusin e tij kryesor në Bruges, Belgjikë dhe një kampus të dytë në Varshavë, Poloni.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result